KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Siri, seri shpërthimesh me viktima e të plagosur
siri

Siri, seri shpërthimesh me viktima e të plagosur

Si pasojë e dy shpërthimeve me bombë në kryeqytetin e Sirisë Damask, 9 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që 16 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Shpërthimi i parë erdhi pasi një terrorist hodhi veten në erë duke aktivizuar eksplozivin që mbante në trup. Nga ky shpërthim, u regjistruan dy viktima dhe tre të plagosur. Ndërkohë, vetëm pak minuta më vonë, u shënua edhe shpërthimi i dytë, nga i cili mbetën të vdekur shtatë persona. Autoritetet kanë komunikuar se sasia e lëndës shpërthyese ishte montuar në një makinë dhe u aktivizua përmes një detonatori. Nga incidenti i dytë pati edhe 13 të plagosur, të cilët janë shoqëruar menjëherë në ambientet spitalore për të marrë trajtimin e nevojshëm shëndetësor. Mjekët janë shprehur se bilanci i viktimave mund të rritet pasi disa prej të lënduarve kanë marrë plagë të rënda. Ende nuk dihet se kush mund t’a ketë kryer këtë sulm, por dyshimet më të mëdha bien mbi organizatat terroriste si dhe militantët që kundërshtojnë regjimin e Bashar al Assad.