KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Siri, sulm kamikaz në dasëm

Siri, sulm kamikaz në dasëm

Numri i personave të vdekur nga sulmi kamikaz që ndodhi në sallonin e dasmave në qytetin Haseke të Sirisë, është rritur në 30, ndërsa rreth 90 persona kanë mbetur të plagosur. Mes viktimave ishte edhe djali që po martohej. Personat e plagosur janë transferuar në spitale, ndërsa shumica prej tyre janë në gjendje të rëndë. Sipas burimeve lokale, shpërthimi ndodhi në një sallon dasmash në qytetin Haseke në pjesën veriperëndimore të Sirisë së përfshirë nga lufta. Zona ku ndodhi incidenti, është nën kontrollin e forcave kurde siriane, të cilët luajnë një rol kyç në luftën kundër ISIS në Siri dhe Irak. Agjencia siriane e lajmeve SANA lajmëroi se përgjegjësinë për sulmin e ka marrë organizata terroriste e Shtetit Islamik.