KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Siria: Fuqitë ndërkombëtare përgjegjëse për sulmet e djeshme
siri

Siria: Fuqitë ndërkombëtare përgjegjëse për sulmet e djeshme

Qeveria e Sirisë ka thënë se Turqia, Katari dhe Arabia Saudite qëndrojnë prapa sulmeve vdekjeprurëse që kanë ndodhur të hënën në qytetet bregdetare Tartous dhe Xhableh. Agjencia shtetërore e lajmeve Sana, ka thënë se sulmet janë “përshkallëzim serioz” dhe kanë qëllim të pengojnë përpjekjet për paqe. Media shtetërore ka thënë se të paktën 78 njerëz janë vrarë, ndërsa një grup monitorues ka thënë se bëhet fjalë për më shumë se 145 të vrarë. Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet.