KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Siria, Libia dhe kriza e emigranteve në fokus të BE
Siria, Libia dhe kriza e emigranteve në fokus të BE

Siria, Libia dhe kriza e emigranteve në fokus të BE

Shefat e diplomacive te BE-se u mblodhen ne Luksemburg per te diskutuar mbi nje varg çeshtjesh nga Siria, te Libia dhe kriza e emigranteve ne Evrope. Ministrat po pergatisin nje dokument lidhur me pasojat mbi gjendjen në Siri të nderhyrjes ruse duke shprehur shqetesimin per sulmet ajrore qe ne disa raste nuk duket se drejtohen ndaj militanteve te shtetit islamik. Ne dokument mendohet t’i behet thirrje Rusise dhe Iranit qe të ndikojne mbi presidentin Bashar Al Asad ne mënyre qe ai te lejoje tranzicionin e pushtetit ne Siri. Lidhur me politikat e Brukselit per emigracionin, ministrat do te pergatisin nje samit qe eshte parashikuar te mbahet muajin e ardhshem.