KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sistemet antiraketore mbrojnë pallatin presidencial të Erdogan
PALAIS-TURQUIE-ERDOGAN-facebook

Sistemet antiraketore mbrojnë pallatin presidencial të Erdogan

Sistemet për mbrojtje antiraketore do të sigurojnë pallatin presidencial në Ankara, i cili në tentimin për grusht shtet më 15 korrik ishte cak i aeroplanëve dhe helikopterëve të pjesëmarrësve në grusht shtet, deklaroi zëdhënësi i presidentit, Ibrahim Kalin. Ai theksoi se janë ndërmarrë masa kundër sulmit ajror jo vetëm mbi pallatin, por edhe mbi ndërtesat e Këshillit ministror dhe Parlamentit. Kalin theksoi se pallati i presidentit Rexhep Tajip Erdogan është vend mjaft i sigurt, por shtoi se “janë ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme me aeroplanë dhe helikopterë”.