KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sistemi amerikan i mbrojtjes raketore kritikohet nga Rusia e Bjellorusia
rusi

Sistemi amerikan i mbrojtjes raketore kritikohet nga Rusia e Bjellorusia

Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Uladzimer Makey, tha se Rusia dhe Bjellorusia janë të shqetësuara me zhvillimin e sistemit amerikan të mbrojtjes raketore në Evropën Lindore. Makey i bëri komentet pas takimit me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili u takua gjithashtu edhe me presidentin, Aleksandër Lukashenka. Makey tha se Bjellorusia dhe Rusia kanë rënë dakord të diskutojnë rreth ndërmarrjes së “masave të duhura së bashku”, pas shpalosjes së planeve të SHBA-së dhe NATO-s për të krijuar një mburojë më të madhe raketore në Evropë, me sisteme të reja në Rumani e Poloni. Rusia ka protestuar kundër planeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Uashingtoni në vazhdimësi thotë se sistemet do t’i mbrojnë vendet anëtare të NATO-s nga raketat me rreze të shkurtra dhe të mesme, veçanërisht nga disa shtete të Lindjes së Mesme.