KRYEFAQJA » LAJME » Situata ekonomike në vënd, Ahmetaj i përgjigjet akuzave të opozitës
Situata ekonomike në vënd, Ahmetaj i përgjigjet akuzave të opozitës

Situata ekonomike në vënd, Ahmetaj i përgjigjet akuzave të opozitës

Akuzat e opozitës për një situatë të zymtë ekonomike në vend, ministri i financave Arben Ahmetaj ka zgjedhur ti hedh poshtë me shifrat zyrtare të publikuara së fundmi nga Banka e Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, numri një i financave shkruan se reduktimi i inflacionit në këto muaj vjen për shkak të goditjeve të ofertës, e në analizën e bankës së shqipërisë kjo situatë gjykohet si kalimtare. Nga ana tjetër kreu i financave i jep përgjigje edhe akuzave për rënie të konsumit nga të djathtët. Po duke cituar Bankën e Shqipërisë, Ahmetaj thotë se kërkesa e brendshme vijoi rritjen, e mbështetur nga zgjerimi i investimeve dhe konsumit privat. Ndaj në mbyllje të postimit në facebook ai i bën këtë pyetje kryedemokratit Basha :

Ku e ke skenarin grek?????