KRYEFAQJA » LAJME » PROBLEME NE UJESJELLESIN E BOVILLES
situata-hidrike-nga-moti-i-keq

PROBLEME NE UJESJELLESIN E BOVILLES

Situata e furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet i është rikthyer normalitetit. Bashkia e Tiranës, njoftoi që në orët e para të mëngjesit së parametrat në ujëmbledhësin e Bovilles janë përmirësuar duke sjellë rënie të madhe të nivelit të turbullirave të shkaktuara nga reshjet e dendura. Bashkia siguron banorët se situata është nën kontroll dhe garanton furnizimin me ujë të pijshëm të të gjitha zonave të Tiranës.

Nga ana tjetër Shtabi Qendror vazhdon me planin e gadishmërisë, për të garantuar furnizim të pa ndërprerë me energji elektrike të konsumatorëve. Në gjithë territorin sipas Drejtorive Rajonale, grupet e OSHEE vijojnë punën për lokalizimin e defekteve dhe marrjen e masave për avaritë në rrjetin shpërndarës. OSHEE thotë se në sajë të ndërhyrjeve në terren defektet në fidra janë kthyer në gatishmëri në masën 70% ndërsa është ulur me 45% edhe numri i abonentëve pa energji.

Ndërkaq edhe situata në dy hidrocentrale të kaskades së Drinit duket e përmirësuar. Niveli i ujit në Koman dhe Vaun e Dejes ka shënuar rënie krahasuar me ditën e djeshme, por gjithsesi KESH sqaron se është në monitorim të situatës. Ndryshe duket situata në Fierze, ku niveli i ujit është 291.20 m, gati 5 m larg kuotes maksimale por me rritje krahasuar me ditën e marte. Në një njoftim të fundit thuhet se deri në përmirësimin e situatës sinoptike, prurjet aktuale të shfrytëzohen maksimalisht për prodhim energjie.