KRYEFAQJA » LAJME » Situata në vend si pasojë e motit të keq

Situata në vend si pasojë e motit të keq

 

Shirat e rëna gjatë 24 orëve të fundit, kanë rënduar sërish situatën në Gjirokastër. Më problematike situata paraqitet në lagjen Gërhot, ku prurjet e shumta nga mali i gjerë, kanë bërë që përroi i Çullës të vërshoj. Fatmirësisht nuk ka dëmtime të objekteve. Ndërsa forcat e emergjencave të bashkisë po punojnë për normalizimin e situates.

Lagjia Gërhot e Gjirokastër është ndërtuar pas viteve 90. Shumë banorë të zonave rurale zbriten në Gjirokastër duke ndërtuar pikërisht tek kjo pjesë e qytetit pa marrë parasysh rrezikun që mund të sillnin përrenjtë.

Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në ankorimin e zbarkimin e pasagjerëve të një prej trageteve të linjës Vlorë – Brindizi. Duke qënë se në situata të tilla në port nuk mund të ankorohen dy tragete, njëri prej tyre është detyruar të qëndroje më shumë se katër orë në Rade. Tragetit të parë të ankoruar i është dashur të pres deri në orën 11 të paradites për të marrë një urdhër me shkrim nga kapiteneria për t’u larguar. Pas largimit të tragetit Red Star, pas më shumë se 4 orësh ka mundur të ankorohet edhe trageti Princ dhe të zbarkojnë pasagjerët.

Ndërsa në Dibër kanë nisur reshje intensive dëbore. Trashësia e deborës arrin deri në 10 cm.