KRYEFAQJA » LAJME » Situata nga rreshjet, Rama takim në zyrën operacionale
Situata nga rreshjet, Rama takim në zyrën operacionale

Situata nga rreshjet, Rama takim në zyrën operacionale

Situata e vështirë e krijuar në Shqipëri pas rreshjeve intensive të orëve të fundit, ka bërë që kryeministri Edi Rama të thërresi në raport në zyrën operacionale në kryeministri për tu njohur me situatën. Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi njoftoi se situata më e rënduar është në rajonin Kashar dhe Vorë. “Kemi marrë informacione se Shqipëria do të jetë më e rrezikuara në rajon për shkak të intesitetit të reshjeve’ paralajmëroi zoti Prençi. Ministri i energjitikës Damian Gjiknuri tha se situata në HEC-e është nën kontroll dhe përmbytjet nuk kanë ardhur si pasojë e shkarkimit të tyre.