KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Situatë e tensionuar në kufirin greko-maqedonas
Situatë e tensionuar në kufirin greko-maqedonas

Situatë e tensionuar në kufirin greko-maqedonas

Më tepër se 10 emigrantë u arrestuan sot në pikën kufitare Idomeni mes Greqisë dhe Maqedonisë gjatë një akcisini policor për lirimin e linjës hekurudhore të bllokuar nga emigrantët. Të arrestuarit u përkasin kombësive të ndryshme ndërsa gjatë rrëmujës u plagos një iranian i cili ndodhet në spital. Emigrantët nga një varg vendesh që nuk janë në luftë protestuan sepse nuk u lejohet hyrja në maqedoni për të vijtuar rrugën drejt Evropës veriore. Autoritetet greke kanë vënë në dispiozicion një tren për refugjatet nga Siria dhe Iraku për ti dërguar ata në Maqedoni, kurse 14 autobusë u mbushën me emigrantë që u nisën drejt Athinës.