KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Situatë e vështirë pë refugjatët në kufirin kroato-slloven
Situatë e vështirë pë refugjatët në kufirin kroato-slloven

Situatë e vështirë pë refugjatët në kufirin kroato-slloven

Mijëra refugjatë kanë pritur gjithë natën mes baltës në kufi për te kaluar nga Kroacia në Slloveni. Autoritet sllovene nuk pranojnë hyrjen e më shumë se një mijë emigrantëve ndërkohë qe dyndja është shumë herë më e madhe. Kroacia ka kërkuar nga Sllovenia, që te pranojë 5 mijë emigrantë pasi nuk ka më hapësira për sistemimin e tyre në kampet e përkohshme. Por sllovenet thonë se maksimumi mund të kalojnë nëpër territorin e tyre vetëm 2500 në ditë. Gjëndja e rëndë, e veshtirësuar edhe nga moti i këq, ka bërë që mes refugjatëve dhe policevë kufitarë të të dy krahëve të ketë pasur tensione. Gjëndje e tensionuar është vërejtur edhe në disa  pika kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë, pasi emigrantet presin në kushte të këqija hipjen nëpër autobuse për të vijuar rrugën. Hungaria ka mbyllur kufijtë e saj me Kroacinë dhe Serbinë, duke detyruar emigrantët të kërkojnë rrugë alternative përmes Sllovenisë.