KRYEFAQJA » LAJME » Sjellja e papërshtatshme e tifozëve, FIFA gjobit FSHF
Sjellja e papërshtatshme e tifozëve, FIFA gjobit FSHF

Sjellja e papërshtatshme e tifozëve, FIFA gjobit FSHF

FIFA ka gjobitur  Federatën Shqiptare të Futbollit me 50 mijë franga zvicerane  për sjellje të papërshtatshme të tifozerisë shqiptare gjatë ndeshjes me Maqedoninë e cila u luajt më 5 shtator në Stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Sipas argumentit të FIFA-s në këto sjellje përfshihen  kthimi i kurrizit dhe vërshëllimat për himnin kombëtar kundërshtar, ndezja e fishekzjarrëve, përdorimi i lazerit, shpalosja e sloganeve dhe parullave politike. Kjo gjobë shoqërohet edhe me paralajmerim për Shqipërinë. Nëse veprimet e tifozëve tanë do të përsëriten në ndeshjet e ardhshme, ne rrezikojmë edhe zhvillimin e ndeshjeve brenda pa tifozë. Për të njëjtën sjellje të tifozëve maqedonas në momentin e ekzekutimit te himnit shqiptar, FIFA thjesht i ka dhënë një paralajmërim Federatës Maqedonase të Futbollit që sjellje të tilla nuk duhet të ndodhin. FIFA ka bërë të ditur se ka dënuar 11 federata të ndryshme botërore për sjelljen e papërshtatshme të tifozëve të tyre gjatë kualifikueseve të Botërorit 2018.