KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Skandal korrupsioni në politikën Ruse, arrestohet ministri i ekonomisë Aleksej Ulukajev

Skandal korrupsioni në politikën Ruse, arrestohet ministri i ekonomisë Aleksej Ulukajev

Ministri i Ekonomisë në Rusi Aleksei Ulukajev është arrestuar pasi akuzohet se ka marrë ryshfet. Organi kryesor anti-korrupsion i Rusisë, Komiteti Investigativ, tha se Ulukajev kishte marrë një pagesë prej 2 milionë dollarësh . Ministria e tij kishte dhënë një vlerësim pozitiv që çoi gjigandin e naftës Rosneft në blerjen e 50% të aksioneve në një kompani tjetër të naftës, Bashneft. Ai është zyrtari më i lartë rus që arrestohet që nga grushti i shtetit i vitit 1991 në kohën e Bashkimit Sovjetik. “Kjo ka të bëjë me një grabitje ose ryshfet nga përfaqësuesit e Rosnef të shoqëruar me kërcënime,” tha zëdhënësja e Komitetit Investigativ. “Ulukajev eshte kapur në flagrancë ndërsa merrte ryshfet. Ai mund të përballet me dënim me burg mes 8-15 vitesh, nëse shpallet fajtor.