KRYEFAQJA » LAJME » Skandalet e jetimoreve, Klosi dhe Ademi raportojnë
bleni klosi, voltana ademi, skandali jetimores, prokurori

Skandalet e jetimoreve, Klosi dhe Ademi raportojnë

Pas skandalit të ndodhur në jetimoren e Shkodrës dhe Sarandës, nënkomisioni për çështjen e të miturve ka thirrur në një seancë dëgjimore Ministrin e Mirëqënies Sociale dhe rinisë Blendi Klosi dhe kryetaren e bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Qëndrat Rezidenciale të përkujdesit, kryetarja Ademi i ka cilësuar si modelin më të keq të ofrimit të shërbimit për fëmijë me probleme, ku dhuna është gjithnjë prezente.

Drejtoresha e shërbimit social shtetëror Etleva Bisha ka sqaruar se institucioni në varësi të saj ka dërguar 8 raporte për situatën e fëmijëve në jetimoren e Shkodrës dhe nuk është marrë asnjë masë nga pushteti vendor . Ministri Klosi kërkoi që pushtetit gjyqësor të japë dënime maksimale për format e abuzimeve me fëmijët.