KRYEFAQJA » LAJME » Skandali i përgjimeve, dëshmi para deputetëve
skandali i pergjimeve, deputetet, zyrtaret e larte

Skandali i përgjimeve, dëshmi para deputetëve

Zyrtarë të lartë të shtetit e deri tek specialistë të policisë, do të dëshmojnë deri më 20 dhjetor përpara deputetëve në lidhje me atë që opozita e ka cilësuar skandalin e përgjimeve me aparaturën e IMSI Ketçer. Komisioni hetimor parlamentar i ngritur për këtë rast me kërkesë të deputetëve demokratë nisi sot punën duke votuar rregulloren, listën e dëshmitarëve dhe afatet e hetimit. Opozita pretendon se nëpërmjet IMSI Ketçer. në përgjim janë vënë politikanë, gazetarë dhe drejtues të administratës. Por deputetët e mazhorancës në këtë komision kërkuan që bëhet kujdes që procesi mos ndërhyjë në hetimet që ka nisur prokuroria për të njëjtën çështje. Deputetët caktuan që të mbyllë të gjitha hetmet brenda datës 31 janar të vitit 2017.