KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Skenarët e financimeve për “Rrugën e Arbrit”
Skenaret e financave për rrugën e “Arbrit”

Skenarët e financimeve për “Rrugën e Arbrit”

Zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër kanë sjelle në vëmendje të qeverisë premtimin për ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”. Fati i kësaj rruge u diskutua  gjatë mbledhjes së komisionit të ekonomisë. Ish ministri i financave, Shkëlqim Cani, deputet në këtë zonë, propozon financimin e kësaj rruge me buxhetin e vitit të ardhshëm. Ministri i financave Arben Ahmetaj tha se në tryezën e diskutimeve janë tre skenare. E para është mundësia e financimit nga buxheti, e dyta është konçensioni përmes kinezëve, dhe një tjetër mundësi është rruga alternative që të çon në Dibër, ajo nga Librazhdi. Investimet publike ishin në qendër të mbledhjes së komisionit të ekonomisë. Kryetari Erjon Braçe kërkoi shpjegime për vonesat në përfundimin e tre segmenteve kryesore me financim të huaj. Në fund, komisioni miratoi aktin normativ të buxhetit, por ajo që ra në sy ishte mungesa e deputetëve të opozitës që përfaqësoheshin vetëm me Liljana Elmazin.