KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Skenari: Pikënisje për sukses në kinema – TIFForum
Skenari: Pikënisje për sukses në kinema - TIFForum

Skenari: Pikënisje për sukses në kinema – TIFForum

“Nëse filmat na japin një shans të dytë për një përshtypje të parë, pa skenar nuk ka brumë për rrefim as me imazhe as me fjalë”.

Ndaj dhe skenari mbetet thembra e Akilit për ata që kanë zgjedhur të rrëfejnë histori përmes artit të 7-të. Për herë të parë në Tiranë, në TIFF Forum kineastë të rinj të rajonit u trajnuan nga ekspertë të Torino Film Lab një prej laboratorëve me ekspertët më të mirë në doktor script. Theksi tek sekretet e skenarit dhe qëndisjes së ideve të denja për tu ekranizuar në kinema.

“Në një nivel teknik është gjithnjë interesante tu mprehesh njerëzve dhunti të reja mbi dramaturgjinë, ndërtimin e personazheve, linjat kryesore dhe historinë. Po ashtu tu japësh atyre besimin e duhur për të cilin kanë nevojë që ta cojnë projektin nga trajtimi fillestar deri tek skenari përfundimtar”. Ndërkaq në këtë forum morën pjesë dy projekte shqiptare me pretendimet e tyre për të bërë filma “Stars goes blind” nga Iris Elezi dhe “Albanian romance” nga Saimir Bajo që vjen nga Shkolla e filmit Famu në Pragë.

Fituesi pas prezantimit publik Pitching nga juria e përbërë nga Roland Sejko, Visar Morina dhe Paolo Spina u përzgjodh projekti i prezantuar nga regjisori serb Pavle Vuckovic. Projekti i tij filmik “Mountains eyes” u konsiderua një nga projektet më të plota dhe të qarta si në skenar ashtu edhe në konceptimin regjisorial.