KRYEFAQJA » LAJME » Skënderbeu dhe Huniadi, sërish bashkë
Skënderbeu dhe Huniadi, sërish bashkë

Skënderbeu dhe Huniadi, sërish bashkë

Pas afro 6 shekuj ndarjeje, dy mbrojtjësit e vjetër të krishterimit europian, Heroi Kombëtar i Shqiptarëve Gjergj Kastrioti, Skënderbeu dhe Heroi Kombëtar i Hungarisë, Janosh Huniadi, janë sërish bashkë. Në një cermoni të posaçme kryebashkiaku Erion Veliaj dhe presidenti i Hungarisë Janush Ader i cili po viziton Shqipërinë, vendosën përballë shtatores së Skënderbeut një pllakatë përkujtimore të Huniadit. “Nuk ka pasur moment në historinë e Skënderbeut ku të mos përmendej Janosh Huniadi, një shtetar i madh dhe mik i Skënderbeut e shqiptarëve. Huniadi është një figurë e madhe jo vetëm për hungarezët por edhe për shqiptarët. Një figurë që shënjon njëherë e përgjithmonë marrëdhëniet e shkëlqyera mes popujve tanë. Një miqësi që daton qindra vjet më parë” tha me këtë rast zoti Veliaj.
Të dy personalitetet kanë vlerësuar edhe dëshirën për t’i thelluar më tej marrëdhëniet midis tyre. Presidenti hungarez Ader, i cili ndodhet në Tiranë në  përvjetorin e 94-ët të vendosjes së marrëdhënieve dilomatike gjatë takimeve me zyrtarët më të lartë shqiptarë presidentin Nishani, kryeministrin Rama dhe kreun e parlamentit Meta, ka përsëritur refrenin se Hungaria do të jetë avokate e Shqipërisë në integrimin e saj në Europë.