KRYEFAQJA » LAJME » Skënderbeu drej Zagrebit në disavantazh
Skënderbeu drej Zagrebit në disavantazh

Skënderbeu drej Zagrebit në disavantazh

Skënderbeu i Korçës ka humbur 1-2 takimin e parë të plei-ofit me Dinamon e Zagrebit, e vlefshme për Champions League, duke shkuar me shpresa të pakta në takimin e kthimit për t’u kualifikuar.
Në takimin e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” fillimisht ka qenë Blendi Shkëmbit që me një gol spektakolar në minutën e 37-të ka ngritur në zenit entuziazmin jo vetëm të tifozëve në stadium, por kudo ku ndeshja ndiqej.
Pjesën e dytë korçarët e kanë nisur mjaftë mirë, por u ndëshkuan në minutën e 65-të. El-Arbi Hilal Soudani ka shënuar për Dinamon e Zagrebit duke e barazuar rezultatin në 1-1.
Dhe ndërsa dukej se gjithshka po shkonte drejt barazimit, në minutat shtesë të 93-të Pivariç vulos rezultatin rezultatin në 1-2 për Dinamon e Zagrebit. Traineri  i korçarëve Josa i mërzitur tha se duhej të mbanin me çdo kusht barazimin, ndërsa pranoi se Dinamo ishte shumë më lart. “Goli na ul shanset per të shpresuar” shtoi më tej ai. Traineri i kroatëve Zoran Mamiç e cilësoi fitoren si të merituar dhe një hap drejt kualifikimit.