KRYEFAQJA » LAJME » Skënderbeu e mbyll me tre pikë Gupin H të Ligës së Europës
Skënderbeu e mbyll me tre pikë Gupin H të Ligës së Europës

Skënderbeu e mbyll me tre pikë Gupin H të Ligës së Europës

Skënderbeu e mbyll me humbje aventurën e vet në Ligën e Europës. Skuadra kampione e Shqipërisë mundet nga Lokomotiva e Moskës në Elbasan Arena. Skënderbeu fillon egërsisht, Berisha gjuan në portën kundërshtare që në minutën e katërt. Në minutën e 12-të rusët rrezikojnë me anë të Kasaev dhe pak çaste më pas me anë të Niasse. Në minutën e 18-të vjen goli rus, Tarasov gjuan në trekëndësin e djathtë të portjerit Shehi. Në minutën e 33-të është Salihi që rrezikon portën kundërshtare.

Pjesa e dytë e ndeshjes është më e qetë dhe dy portjerët kanë shumë pak punë. Kjo gjendje loje është deri në minutën e 83-të kur Maicon fut në punë kapitenin korçar. Në minutën e 88-të vjen goli i dytë rus me anë të Niasse, dhe në minutën e 90-të vjen goli i tretë rus, shënon Samedov.

Ndeshja tjetër e Grupit H ishte ajo mes Sportingut të Lisbonës dhe Beshiktashit. Skuadra portugeze arrin fitoren 3-1 ndaj turqve dhe kualifikohet për në turin pasardhës. Në renditjen e këtij grupi e para është Lokomotiva e Moskës me 11 pikë, e dyta Sportingi i Lisbonës me 10 pikë, e treta Beshiktashi me 9 pikë dhe mbyll tabelën Skënderbeu me 3 pikë.

Skënderbeu i mbyll ndeshjet e kupave të europës për këtë sezon me një bilanc të pëlqyeshëm. Korçarët luajtën gjithsej 12 ndeshje. Gjashtë ndeshje i luajti në Ligën e Kampioneve, ku mori tre fitore dhe pësoi tre humbje, dhe gjashtë ndeshje në Ligën e Europës ku kurorëzoi vetëm një fitore dhe u mund pesë herë. Pra, gjthsej Skënderbeu arriti katër fitore dhe mori tetë humbje.