KRYEFAQJA » LAJME » Skëndërbeu fiton titullin kampion për të gjashtin vit rradhazi.
skenderbeu, kampion, superliga, flamurtari, 2-0

Skëndërbeu fiton titullin kampion për të gjashtin vit rradhazi.

Skënderbeu është fitues i kampionatit të 77-të të futbollit të kategorisë superiore për sezonin 2015-2016. Korçarët e fitojnë titullin kampion për të 6-tin vit radhazi duke vendosur një rekord të ri në historinë e futbollit shqiptar, pasi asnjë skuadër më parë nuk e ka arritur një rezultat të tillë. Gëzimi është për futbollistët e qytetit juglindor, trajnerin Mirel Josa dhe presidentin Ardjan Takaj. Në ndeshjen e fundit të kampionatit, Skënderbeu ka qenë mik në Vlorë dhe vinte në këtë sfidë me 2 pikë më shumë se Partizani i vendit të dytë që luante në Tiranë me Teutën. Në stadiumin Flamurtari, kampionët në fuqi e nisin mjaft mirë takimin teksa kalojnë në avantazh që në minutën e 9-të me anë të Latifit. Entuziazëm në Vlorë, ndërsa kundërpërgjigjet në Qemal Stafa, Partizani, që shënon ndaj Teutës me anë të Sukajt. Eufori në të dy stadiumet. Por me fillimin e pjesës së dytë, Skënderbeu shënon edhe golin e dytë me anë të Sebino Plakut (50) duke hipotekuar titullin kampion e duke shuar përfundimisht shpresat e Partizanit. Të kuqtë në kryeqytet pësojnë dy gola nga Teuta duke humbur kështu edhe ndeshjen e fundit. Në ndeshjet e tjera të javës së fundit të kampionatit të kategorisë superiore, u arritën këto rezultate: Kukësi ka mundur Tiranën 2-1, Laçi-Tërbuni është mbyllur 0-0 dhe Vllaznia fiton 1-0 me Bylisin. Dy skuadrat e fundit në renditje, Tërbuni dhe Bylis do të luajnë sezonin e ardhshëm në kategorinë e parë.