KRYEFAQJA » LAJME » Skëndërbeu merr dënim një vjeçar nga UEFA
Skëndërbeu merr dënim një vjeçar nga arbitrazhi sportiv

Skëndërbeu merr dënim një vjeçar nga UEFA

Përgjigja e shumëpritur nëse Skënderbeu do të luajë në Ligën e Kampioneve të Europës apo jo më në fund erdhi. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e ka njoftuar sot këtë lajm të hidhur për kampionët e Kategorisë Superiore. Pra Skëndërbeu u dënua me një vit për të mos marrë pjesë në kupat e europës, kështu për këtë sezon vendi ynë nuk do të ketë një përfaqësuese të sajën në Ligën e Kampioneve.

Gjykata (TAS/CAS) ka gjetur prova në argumentat e UEFA-s ku thuhej se Skëndërbeu e kishte mashtruar në ndeshjen me Crusaders në turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve për sezonin 2015-2016. Në këtë sezon klubi ynë kampion, sipas shortit të turit të dytë kualifikues, do të përballej me hungarezët e Ferencvaroshit, me 13 korrik në Korçë dhe 20 korrik në Budapest, por do të jetë skuadra hungareze që do të shkojë në turin e tretë pa patur nevojë të luajë.