KRYEFAQJA » LAJME » Skënderbeu mund Tiranën 2-1 në Selman Stërmasi
Skënderbeu mund Tiranën 2-1 në Selman Stërmasi

Skënderbeu mund Tiranën 2-1 në Selman Stërmasi

Skënderbeu i ka prishur Tiranës festën e përurimit të stadiumit të rinovuar, “Selman Stërmasi”, duke fituar me rezultatin 2-1, në takimin që ka ulur siparin e javës së 13-të të Kategorisë Superiore.

Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje ka nisur mjaft më mirë për korçarët, të cilët, vetëm pas 5 minutash lojë, gjejnë golin e epërsisë me shkodranin Hamdi Salihi, i cili ka realizuar kështu ndaj ish-skuadrës së tij, Tiranës. Goli i ka goditur bardheblutë, të cilët nuk arrijnë ta ngrenë dot lojën mbi nivelin mesatar dhe, për rrjedhojë, pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë një-golëshe të Skënderbeut.

E tillë do të vazhdojë edhe pjesa e dytë, deri në minutën e 74-rt, kur Bernard Berisha ka gjetur edhe golin e dytë për miqtë, gol ky që do të vlejë fitoren, pasi pak minuta më pas, Tirana do të shkurtojë largësinë e golave me një 11-metërsh të saktë të Elis Bakajt. Ky gol është shumë vonë dhe shumë pak për bardheblutë, të cilët pësojnë humbjen e 3-të në këto 13 javë, ndërsa Skënderbeu ruan hapin me Partizanin kryesues.

Skënderbeu mund Tiranën 2-1 në Selman  Stërmasi