KRYEFAQJA » LAJME » Skënderbeu mundet nga Dinamo në Zagreb
Skënderbeu mundet nga Dinamo në Zagreb

Skënderbeu mundet nga Dinamo në Zagreb

Endërra e Skënderbeut në Ligën e Kampionëve u shua. Korçarët u mundën të martën në mbrëmje nga kroatët e Dinamos në Zagreb me rezultatin 4-1. Takimi i parë në Elbasan kish përfunduar po me fitoren e ekipit kroat 2-1. Ndeshja ishte mjaftë emocionues dhe ngjalli jo pak shpresa për korçarët. Takimi filloi me agresivitet nga të dy ekipet, por ishte Dinamo e cila në minutën e 8 shënoi me anë të Soudani. Vetëm pak minuta më vone Eskardinjo shënon në portën bosh të kroatëve duke barazuar 1-1. Në minutën e 15 ishon sërisht kroatët që rikthejnë avantazhin me anë të Hodziç.
Në pjesën e dytë mundësitë për Skënderbeun rriten pasi Galaço i Dinamos ndëshkohet me karton të kuq,  por kampionët e Shqipërisë nuk arritën ta shfrytëzonin avantazhin e një lojtari më shumë në fushë. Përkundrazi ishin kroatët që në minutat e 56 dhe 80 shënojnë me Taravel dhe Soudani, duke e fiksuar rezultatin në 4-1.