KRYEFAQJA » LAJME » Skënderbeu në KAS, pritet vendimi
Skënderbeu në KAS, pritet vendimi

Skënderbeu në KAS, pritet vendimi

Vemendja e opinionit sportiv shqiptar është përqëndruar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Ajo po shqyrton ankesën e ekipit kampion të Shqipërisë Skënderbeu, pas dënimit të dhënë nga UEFA me një vit mospjesmarrje në Kupat e Europës, pasi dyshimeve për trukim ndeshjesh. Dy ditë më parë Klubi i Skënderbeut ka paraqitur provat e tij, në KAS dhe sot pritet të dalë vendimi përfundimtar. Nga vendimi i KAS do të varet nëse Skënderbeu do të ketë mundësi të luajë ose jo në Champions League ndaj Ferencvaroshit të Hungarisë në datën 12 korrik.