KRYEFAQJA » LAJME » “Skënderbeu” në Samitin e Diasporës

“Skënderbeu” në Samitin e Diasporës

Samiti i parë i Diasporës në Tiranë rikthen një pjesë të mirë të operas “Skënderbeu” në skenë. Veshur dhe ngjeshur me kostume arbnore rreth Skënderbeut dhe Donikës janë paraqitur artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit në provën para koncertit “Të pandarë për Shqipërinë”.
Konceptuar si një moment celebrues i gjithshkaje kulmore që historia jonë e krijmtarisë skenike ka në raport me figurën më të madhe, simbol të kombit tonë, Skënderbeun, regjisori Nikolin Gurakuqi spjegon se janë përpjekur të sjellin një lloj kronologjie tek verpra e heroit kombëtar të Shqiptarëve.
Mbi imazhet e kësaj epoke do zhvillohet mendimi muzikor i programit duke futur në skenë të gjithë personazhet: Skënderbeun, Donikën, Mamicën dhe vajzat që iu thurin lule, Lekë Dukagjinin, luftetarët trima dhe jenicerët turq.
Roli i Skënderbeut i është besuar një tenori të ri si Elson Braha.” Ky është nder që më është besuar si rol” shprehet i emocionuar ai.
Gjithë tabloja e epokës dhe personazhet e saj do vijnë herë përmes arieve, dueteve, koraleve nga Opera “Skënderbeu” që Prenk Jakova  krijoi për heroin tonë, por sinkron me emocionin artistik dhe muzikor, panorama e epokës do vijë edhe përmes tabllove koreografike të baletit “Halili dhe Hajria” të Tish Daijsë, Operas “Borana” të Avni Mulës si dhe  krijimeve folklorike.