KRYEFAQJA » LAJME » Skenderbeu-Partizani, titulli vendoset në Korçë të premten
skenderbeu, partizani, titulli kampion, superliga, java e fundit, kategoria superiore

Skenderbeu-Partizani, titulli vendoset në Korçë të premten

Skënderbeu do të presë të premten në Korçë, Partizanin, në një sfidë delikate, të vlefshme për titullin kampion për sezonin 2015-2016 të kategorisë superiore. Skënderbeu është më I favorizuar drejt titullit, megjithatë trajneri I skuadrës korçare, Mirel Josa ka kërkuar përkushtim maksimal nga futbollistët e tij dhe fitoren e ndeshjes.

Të dyja skuadrat ndodhen në krye të renditjes por diferenca midis tyre është 5 pikë. Por për Josën kjo nuk do të thotë siguri për titullin.

Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, ka kërkuar nga tifozeria korçare të resçpektojë kundërshtarin dhe të mendojë vetëm si të përkrahë skuadrën e vet.