KRYEFAQJA » LAJME » Skënderbeu pret të enjten Lokomotivën e Moskës
Skënderbeu pret të enjten Lokomotivën e Moskës

Skënderbeu pret të enjten Lokomotivën e Moskës

Të enjten në orën 21:05 në Elbasan Arena luhet pjesa e fundit e betejës së Skënderbeut për Ligën e Europës. Korçarët, tashmë, do të luajnë një ndeshje nderi kundër rusëve të Lokomotivës së Moskës. Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa është eliminuar pasi nuk ka arritur të marrë më shume se tre pikë në pesë ndeshjet e luajtura në Grupin H dhe matematikisht do të ngelet në vendin e katërt edhe nëse arrin të fitojë ndaj Lokomotivës. Nga ana tjetër, rusëve, u duhet patjeter një barazim pasi humbja mund të jetë katastrofike.

Në renditjen e këtij grupi, Beshiktashi është në vendin e parë me 9 pikë, Lokomotiva e dyta me 8 pikë dhe Sportingi i Lisbonës është në vendin e tretë me 7 pikë. Gjithçka është e hapur në këtë grup pasi asnjëra nga tre skuadrat e lartpërmendura nuk është kualifikuar për në fazën tjetër. Ndeshja tjetër e këtij grupi luhet në Lisbonë po në të njëjtën orë ku përballë njëra-tjetrës do të jenë Sportingu dhe Beshiktashi.