KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Skocia mund të ndaloje daljen e Britanisë nga BE
nicola strugeon, brexit, skoci angli, referendum

Skocia mund të ndaloje daljen e Britanisë nga BE

Kryeministrja skoceze Nikola Stërxhën eshte shprehur për BBC se parlamenti skocez mund të bllokoje daljen e Mbreterisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian, duke vënë veton kundër miratimit të legjislacionit përkatës. Në një intervistë televizive në rrjetin BBC, Stërxhën tha se do te konsideronte t’i kerkonte parlamentit skocez të votojë kundër mocioneve që kërkohen për legjislacionin e daljes së vendit nga BE. Sipas kryeministres skoceze, nëse parlamenti mendon se e mira e Skocisë është qëndrimi në BE, atëhere ai nuk do të votojë kundër interesave të vendit. E pyetur nëse do të mund ta imagjinonte zemërimin e anglezëve të cilët kanë votuar për daljen nga BE nëse Skocia mundohet ta bllokojë këtë, Stërxhën, u shpreh “nuk mundem, por ndoshta është i ngjashëm me zemërimin e shumë skocezëve që tashmë po përballen me prespetivën e daljes nga blloku europian kundër vullnetit të tyre. S’jam unë ajo që i ka krijuar këto situata”. Ndërkohë, të premten, kryeministrja skoceze kërkoi mbajtjen e një referendumi të dytë për pavarësinë e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar.