KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Skulptori Arifi, në përfundim e sipër të portretit të presidentit Obama
qazim arifi, skulptor, barak obama president, bronz

Skulptori Arifi, në përfundim e sipër të portretit të presidentit Obama

Skuptorin e njohur Qazim Arifi e gjejmë në studion e tij, ndërsa ka në përfundim e sipër portretin e presidentit amerikan Barak Obama. Siç na tregon ai vetë, frymëzim për veprat që ai realizon është karakteri që e tërheq, historia që e rrethon personazhin.

Të paktën 3 muaj i duhen skulptorit Arifi të formësojë veprën që nis të realizojë. Pa dyshim edhe ai ka një kritizer të krijimtarisë së tij.

Skulptori Arifi pohon se mbetet realist në portretet e tij.

Në studion e artistit vë re mungesën e veprave të realizmit socialist.

Sigurisht që arritja më e madhe e artistit, veçanërisht të figurativit, mbetet ekspozimi i veprës, dhe kur është fjala për skulptorët, është vendosja e tyre në sheshe publike. Së fundmi, busti i Papa Françeskut, vepër e Arifit, u vendos në Tiranë.