KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sllovaki: Kryeministri aktual Fico ka fituar zgjedhjet e përgjithshme
Sllovaki: Kryeministri aktual Fico ka fituar zgjedhjet e përgjithshme

Sllovaki: Kryeministri aktual Fico ka fituar zgjedhjet e përgjithshme

Kryeministri sllovak Robert Fico ka fituar zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, por votat e marra nga partitë opozitare, duke përfshirë dhe ekstremistët e skajit të djathtë, pritet të komplikojnë formimin e një qeverie të re. Fico, një majtist këndveshtrimet anti-imigratore të të cilit janë të njëjta me ato të fqinjeve të sllovakisë, Polonisë dhe Hungarisë, fitoi 28.7 përqind të votave, e përkthyer në 48 deputetë në parlamentin 150-vendësh, duke qëndruar shumë larg parashikimeve të sondazheve paraprake. Robert Fico, i cili ka qenë për dy mandate rresht në pushtet, u paraqit në këto zgjedhje me propozime të reja të mireqënies sociale si transport falas hekurudhor për pensionistët dhe studentët si dhe me refuzimin për të pranuar refugjatë në vendin e tij . Rezultatet treguan se të pakten nëntë grupime politike, ku përfshihet dhe Partia Neonaziste Popullore “Sllovakia Jonë”, do të përfaqesohen në Parlament. Pas nxjerrjes së rezultateve paraprake, ai u shpreh se formimi i një koalicioni të ri në një parlament të fragmentizuar do të merrte shumë kohë dhe përpjekje, duke patur parasysh rezultatet shumë të komplikuara të këtyre zgjedhjeve. Nëse ai dështon në formimin e qeverisë së re, një grupim partish të qendrës së djathtë mund të krijojne një koalicion të gjerë por të brishtë. Duke qenë se Sllovakia merr presidencën e Bashkimit Europian në korrik të ketij viti, zgjedhjet në këtë vend kanë marrë vëmendjen e veçantë të Brukselit.