KRYEFAQJA » LAJME » Slloveni, takim për masat kundër terrorizmit dhe fluksit të emigrantëve
Sloveni 2

Slloveni, takim për masat kundër terrorizmit dhe fluksit të emigrantëve

Në konferencën ndërkombëtare që u mbajt në Slloveni, në kuadër të Procesit të BRDO-s, Ministria e Punëve të Brendshme është përfaqësuar nga Zv.Ministri Ilir Marko dhe Zv.Drejtori i Policisë së Shtetit Rebani Jaupi. Qëllimi i këtij takimi ishte menaxhimi i flukseve të emigrimit dhe lufta kundër terrorizmit, çështje për të cilat shteti shteti shqiptar ka shprehur mbështetjen të plotë në kuadër të nismave të ndërmarra enkas për këtë qëllim. Në lidhje me fluksin e emigrantëve, pjesëmarrësit diskutuan rreth menaxhimit të valës migratore duke paraqitur individualisht përvojën e shteteve të tyre gjatë muajve të fundit. Në mbledhje u konkludua që është e nevojshme të sigurohet mbështetje dhe ekspertizë në fusha të tilla si: mbrojtja efektive e kufijve, duke përfshirë dhe parandalimin e trafikut të emigrantëve dhe trafikut në njerëz; si dhe sigurimi i infrastrukturës për pritjen dhe trajtimin e emigrantëve.