KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sllovenia hedh poshtë ligjin për martesat brenda të njejtës gjini
Sllovenia hedh poshtë ligjin për martesat brenda të njejtës gjini

Sllovenia hedh poshtë ligjin për martesat brenda të njejtës gjini

Përmes një referendumi të mbajtur së fundmi, sllovenët e hodhën poshtë propozimin për të lejuar martesat mes personave te së njëjtës gjini. Thuajse dy të tretat e votuesve i thanë jo projekt-ligjit sipas të cilit, martesa perkufizohej si “bashkim i dy njerezve” e jo “bashkim i burrit me gruan”. Ky projektligj u miratua nga deputetët në muajin mars por kundërshtarët mblodhën nënshkrime të mjaftueshme për mbajtje të referendumit. Në këtë mënyrë, ligji i miratuar në parlament nuk mund te hyjë në fuqi.