KRYEFAQJA » LAJME » Bota » S’ndalen protestat në Charlote, policia akuzohet për vrasje

S’ndalen protestat në Charlote, policia akuzohet për vrasje

Protestat në Sharlote në Karolinën Veriore vijuan në mbrëmjen e tyre të tretë, edhe pse policia kishte vendosur një orar që nuk lejon daljen pas mesnate, për të kontrolluar situatën e krijuar me protestuesit. Demonstratat që kanë përfshirë qytetin, kanë lënë të vdekur një person, pasi oficerët e policisë qëlluan ndaj tij, në mbrëmjen e dytë të protestave. Nëntë persona kanë mbetur të plagosur ndërsa 44 të tjerë janë arrestuar duke detyruar guvernatorin të shpallë gjendjen e emergjencës në qytet. Qindra persona janë mbledhur sërish në Charlotte, por këtë herë në një tubim më të qetë e pa përplasje me policinë. Protestat u nxitën nga vrasja e Keith Scott nga një oficer i policisë, teksa këta të fundit kërkonin një tjetër të dyshuar. Afro-amerikani u qëllua për vdekje pasi policia raportoi se ai mbante në dorë një armë të cilën ai refuzoi ta lëshonte.