KRYEFAQJA » LAJME » Solar Impulse 2 përfundon misionin; Kalon 40 mijë kilometra pa karburant
solar impulse

Solar Impulse 2 përfundon misionin; Kalon 40 mijë kilometra pa karburant

Avioni me energji diellore Solar Impulse 2 përshkoi botën. Sot ai u ul në Abu Dabi dhe kështu përfundoi fazën e fundit të fluturimit, e cila filloi në mars të vitit të kaluar. “Ia dolëm! Fluturuam 40 mijë kilometra pa karburant”, shkruhet në faqen zyrtare të Solar Impulse në Twitter. Avioni pas përfundimit të përgatitjeve të fundit dy ditë më parë u largua nga aeroporti ndërkombëtar i Kajros dhe u nis për në Abu Dabi.