KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SOLIDARITET I JASHTËZAKONSHËM ME SHAPEKOENSEN
SOLIDARITET I JASHTËZAKONSHËM ME SHAPEKOENSEN

SOLIDARITET I JASHTËZAKONSHËM ME SHAPEKOENSEN

Klubi kolumbian, Atletiko Nacional, që është finalist i “Copa Sudamericana”, ka kërkuar që ky titull të shkojë për klubin brazilian, Shapekoense, pas tragjedisë që i ndodhi këtij ekipi, raporton mediat ndërkombëtare. 76 persona humbën jetën në përplasjen e aeroplanit në afërsi të qytetit Medelin të Kolumbisë, me të cilin po udhëtonte edhe ekipi brazilian i futbollit. Nga kjo tragjedi shpëtuan pesë persona, tre prej tyre futbollistë të Shapekoenses. Por njëri prej tyre ndërroi jetë në spital. Ndërkohë, Paris SG-ja informoi UEFA-n për dhurimin e 40 milionë eurove, skuadrës fatkeqe braziliane. Ndërsa klubi i Korinthiansit u bëri një tjetër propozim autoriteteve braziliane. Ky klub propozoi që t’i garantohet Shapekoenses 3 sezone radhazi qëndrim në kategorinë e parë. Raportohet se të gjitha skuadrat janë dakort me këtë propozim të Korinthiansit. Madje, klubet kanë shkuar më larg, duke ofruar edhe huazimin falas të lojtarëve të tyre për këtë skuadër që praktikisht është shuar nga kjo tragjedia ajrore që ka prekur tërë botës e futbollit në veçanti dhe sportit në përgjithësi. Ndërkohë, organizmi që qeveris futbollin amerikanolatin, CONMEBOL, përmes një komunikate zyrtare, ka njoftuar për shtyrjen e të gjitha veprimtarive të futbollit në këtë kontinent deri në një vendim të ri.