KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Solidaritet pas tragjedisë: Të ndihmojmë Shapekoensen!
Solidaritet pas tragjedisë: Të ndihmojmë Chapekoenses!

Solidaritet pas tragjedisë: Të ndihmojmë Shapekoensen!

Ende pa u larguar tronditja për tragjedinë ajrore në Kolumbi që goditi ekipin e futbollit brazilian Shapekoense, në Brazil ka nisur një fushatë solidariteti. Veç kërkesës për t’i akorduar Kupën e Amerikës Latine skuadrës së Shapekoenses, kanë filluar të lëvrohen edhe ndihma ekonomike, por edhe më tej. Përmes një nisme të klubit Gremios, të mbështetur nga të gjithë, synohet që Shapekoenses tijapet ndihma konkrete për të mbijetuar. Në fokus do të jenë futbollistët e dhënë falas dhe vendimi për të mos e zbritur ekipin nga Seria A braziliane për të paktën 3 vjet. “Duke qenë se Shapecoense po vuan dëme të pariparueshme nga kjo ngjarje e tmerrshme, të gjithë klubet e kuptojnë që ky është një moment uniteti dhe veprojnë konkretisht”, bëhet e ditur në një njoftim të Palmeirasit, Santosit, Sao Paulos e shumë ekipeve të tjera.
Ekipet do ti japin Shapecoenses së goditur nga tragjedia, një apo dy futbollistë të huazuar falas për vitin 2017. Gjithashtu, ekipi në fjalë nuk do të detyrohet të zbresë nga kategoria për 3 vjet, pavarësisht rezultateve. Ndërkaq Palmeirasi që festoi titullin e nëntë në histori, pikërisht me fitoren ndaj Shapecoense, do të veshë në ndeshjen e fundit fanelën e klubit të pafat, si homazh për viktimat e aksidentit ajror.