KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Somali: 13 të vdekur nga sulmet terroriste në Mogadisho
Somali: 13 të vdekur nga sulmet terroriste në Mogadisho

Somali: 13 të vdekur nga sulmet terroriste në Mogadisho

Mogadisho edhe një herë tjetër gjendet nën sulmin e grupit terrorist al-Shabab. Një bilanc i përkohshëm flet për 13 të vdekur, pas dy atentateve që kanë tronditur sot në mëngjes kryeqytetin e Somalisë. Sulmet, që u morën përsipër nga grupi fondamentalist somalez që ka lidhje me al-Kaidën, kanë vënë në shenjestër forcat e sigurisë të Bashkimit Afrikan pranë aeroportit, shkruan al-Zhazira.

Veprimet e luftëtarëve të armatosur janë bërë me ndihmën e dy autobombave të drejtuara nga kamikazë. Shpërthimi i parë ka ndodhur në hyrjen e bazës së Bashkimit Afrikan, që nuk është larg aeroportit ndërkombëtar të kryeqytetit, ndërsa spërthimi i dytë ka ndodhur pranë një pike kontrolli të forcave qeveritare somaleze.