KRYEFAQJA » LAJME » Sondazhet në Greqi, Syriza përparësi të lehtë ndaj Demokracisë së Re
Sondazhet në Greqi, Syriza përparësi të lehtë ndaj Demokracisë së Re

Sondazhet në Greqi, Syriza përparësi të lehtë ndaj Demokracisë së Re

Një javë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Greqi, sondazhet e publikuara  i japin partisë radikale të majtë Syriza vetëm një përparësi të lehtë ndaj konservatoreve të Demokracisë së Re. Por të pavendosurit janë aq të shumtë sa me siguri vota e dytë do ta përcaktojë fituesin. Syriza e ish kryeministrit Aleksis Cipras sipas mesatares së katër sondazheve mund të marrë 25,9% të votave, kurse Demokraci e Re e Evangelos Meimeraqisit 25,5%. Edhe sondazhe të tjera luhaten rreth këtyre shifrave duke i dhënë Syrizes epërsi fare të lehtë. Partia neonaziste Agimi i Artë, e cila po fiton terren falë krizës së emigrantëve që kanë vërshuar në Greqi del në vend të tretë me rreth 7%, ndërkohe që të pavendosurit janë mbi 14%. Zgjedhjet e parakohshme u shpallën pas dorëheqjes së zotit Cipras me 20 gusht pas ndasive në gjirin e partisë lidhur me planin e tretë të masave të kursimit.