KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sondazhet tregojnë rritje të përkrahësve të qëndrimit të Britanisë në BE
uk ref

Sondazhet tregojnë rritje të përkrahësve të qëndrimit të Britanisë në BE

Përkrahësit e qëndrimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian janë në avantazh të dukshëm, krahasuar me kundërshtarët, me 11 pikë. Ky rezultat vjen pas një sondazhi të publikuar nga e përditshmja ”Daily Mail”. ”Përkrahësit e qëndrimit në BE janë 52 %, kundrejt 41 % të kundërshtarëve”, tha gazeta. Sidoqoftë, britanikët nuk besojnë në alarmin e lëshuar nga kryeministri David Cameron, sipas të cilit ndarja me BE-në mund të çonte në një konflikt të armatosur.