KRYEFAQJA » LAJME » Sondazhi/ Gratë dhe vajzat në Shqipëri më shumë mundësi për poste drejtuese

Sondazhi/ Gratë dhe vajzat në Shqipëri më shumë mundësi për poste drejtuese

Gratë apo vajzat në Shqipëria kanë mundësitë të barabarta me djemtë apo burrat, për t’u ngritur në detyrë në poste drejtuese, më shumë se sa kudo tjetër në rajon. Këto janë rezultatet e anketës së kryer nga organizata “World Economic Forum”, të cilat u botuan në raportin më të fundit të Barazisë Gjinore. Anketa u ndërtua mbi pyetjen :“Në vendin tuaj, sa e mundësojnë kompanitë e ndryshme dhënien e mundësive të bararta me djemtë dhe burrat për vajzat dhe gratë, në mënyrë që këto të fundit të ngrihen në poste drejtuese?” Nga të dhënat e mbledhura u nxorr më tej një vlerësim i shkallëzuar ku 1-shi ishte më i keqi ndërsa 7-a më i miri. Shqipëria ka marrë 5.7 pikë, duke lënë pas edhe vend te Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër po si pas raportit të Baragjisë Gjinnore, gratë dhe vajzat në Shqipëri përbëjnë përqindjen më të madhe se kudo tjetër në rajon, për sa i përket të diplomuarve në studime doktorale për vitet 2014 e 2015. E thënë ndryshe 55% e të diplomuarve ishin gra dhe vajza përkundrejt 45% që ishin djem dhe burra.