KRYEFAQJA » LAJME » Sonte Hollandë-Francë, drejtpërdrejt në RTSH (20:45)
Sonte Hollandë-Francë, drjetpërdrejt në RTSH

Sonte Hollandë-Francë, drejtpërdrejt në RTSH (20:45)

E ashtuquajtura “java evropiane e futbollit”, e cila ka nisur që të enjten e shkuar, vazhdon sonte në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar me një tjetër sfidë interesante të vlefshme për fazën e grupeve të Eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”. Takimi i përzgjedhur sonte për t’u përcellë drejtpërdrejt nga transmetuesi publik është padyshim ai më i spikaturi i mbrëmjes, që vë përballë dy prej skuadrave që i kanë dhënë tonin futbollit kontinental dhe atij botëror. Holanda pret sonte në fushën e vet Francën, në duelin e dy skuadrave që ndajnë kreun e renditjes së grupit A, me nga 4 pikë secila. Franca vjen pas asaj fitoreje bindëse me përmbysje, 4-1, në fushën e vet ndaj Bullgarisë, ashtu sikundër edhe Holanda korri një fitore me të njëjtat shifra në shtëpi ndaj Bjellorusisë. Për këtë arsye, takimi i sotëm që nis në ora 20:45, premton spektakël. Java evropiane e futbollit mbyllet të martën në mbrëmje, me takimin midis Sllovenisë dhe Anglisë, që do të sillet gjithashtu për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.