KRYEFAQJA » LAJME » Sonte në orën(20:00), Teuta-Kairat Almati
Sonte në orën(20:00), Teuta-Kairat Almati

Sonte në orën(20:00), Teuta-Kairat Almati

Në kuadër të turit të parë eliminator të veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit, Ligës së Evropës, Teuta do të përballet me kazakët e Kairatit të Almatit dhe ndeshja e parë luhet sonte në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Duhet theksuar se kjo është hera e dytë brenda 3 vjetësh që skuadra kazake vjen në Shqipëri, pasi më parë është përballur dhe ka eliminuar Kukësin po në Ligën e Evropës. Kairat e mbylli sezonin e shkuar në Kazakistan në vendin e dytë të renditjes, me 45 pikë, një më pak sesa kampionia, Astana. Duke folur në prag të kësaj sfide, trajneri Kakaber Tshakaxe, theksoi se skuadra e tij, e cila në përbërje ka edhe dy lojtarë të njohur të futbollit evropian të klubeve, si rusi Andrej Arshavin dhe ukrainasi Anatoli Timoshçjuk, vjen për fitore dhe për ta mbyllur sfidën që në ndeshjen e sotme. Fjalëve të trajnerit u ka bërë jehohë edhe kapiteni Bajurzhan Islamkhan, i cili sidoqoftë ka pohuar se informacioni për skuadrën shqiptare ka qenë i pakët. Nga ana tjetër, Teuta e mbylli sezonin e shkuar në vendin e 4-të të renditjes, me 63 pikë të marra në 36 ndeshje, po aq sa Kukësi i vendit të 3-të dhe u kualifikua për në Evropë vetëm falë triumfit të verilindorëve në Kupën e Shqipërisë.