KRYEFAQJA » LAJME » SONTE SLLOVAKI-SHQIPËRI NË BASKETBOLL MESHKUJ
kombetarja shqiptare e basketbollit, meshkuj, slloveni, kampionat

SONTE SLLOVAKI-SHQIPËRI NË BASKETBOLL MESHKUJ

Shqipëria i ka humbur dy ndeshjet e para në kuadër të grupit F të Eliminatoreve të Evropianit të 2017-ës, por, për trajnerin e basketbollit të meshkujve, Antonis Konstandinides, Sllovakia është krejt ndryshe.

Trajneri i ekipit shqiptar, Konstandinides është shprehur: “Ato ishin dy ndeshje që, nga niveli i lojës dhe kundërshtarit nuk mund të krahasohen aspak me ndeshjen që do të luajmë të mërkurën, sepse janë dy gjërat krejt të ndryshme nga njëra-tjetra. Pra, nuk mund të bëjmë krahasime midis Gjeorgjisë dhe Malit të Zi, nga njëra anë, dhe Sllovakisë, nga ana tjetër. Për më tepër, Sllovakia ka treguar, ashtu sikundër edhe Shqipëria, një paraqitje me luhatje të shumta në dy ndeshjet e para dhe vjen në sfidën kundër nesh me një kontingjent të ri lojtarësh dhe pa përvojë.”

Prandaj, për qipriotin, pritet një ndeshje e fortë.

Konstandinides shtoi më tej: Për ne, më e rëndësishme është ajo që do të bëjmë në parket. Ne duhet të jemi në ndjekje të rezultatit, të jemi në epërsi, në barazim, apo në disavantazh të lehtë deri në fund të ndeshjes dhe të përpiqemi që të fitojmë. Që nga fillimi, për ne dhe për ta, synimi kryesor ishte që të fitojmë përballjet me njëri-tjetrin. Dhe besoj që do të kemi një ndeshje shumë interesante të mërkurën, të fortë dhe të vështirë për të dyja skuadrat.

Ndeshja Sllovaki do të luhet sonte në Pallatin e Sportit të Prievidzas, duke nisur nga ora 18:00.