KRYEFAQJA » LAJME » SONTE SUPERKUPA E EVROPËS, REAL-SEVILJA
SONTE SUPERKUPA E EVROPËS, REAL-SEVILJA

SONTE SUPERKUPA E EVROPËS, REAL-SEVILJA

Reali i Madridit dhe Sevilja do të kërkojnë të ngrenë trofeun e parë sezonal, kur do përballen me njëra-tjetrën në Trond’heim të Norvegjisë, ndeshje e vlefshme për Superkupën e Europës. Dy skuadrat spanjolle, triumfuan përkatësisht në Ligën e Kampioneve dhe në Ligën e Evropës gjatë edicionit të shkuar, ndërkohë që rikthehen me ndryshime të shumta. Trajneri i gjigandëve madrilenë, Zinedin Zidan, do të vuajë disa mungesa mjaft të rëndësishme, për shkak të pjesëmarrjes së lojtarëve të tij në Evropianin e Francëz. Gareth Bejli, Toni Krosi, Kristiano Ronaldo apo Pepe nuk janë të gatshëm për këtë sfidë, ndërsa Karim Benzema nuk është në formën e tij maksimale. Nga ana tjetër, Sevilja duhet të vuajë largimin e tre prej titullarëve më të rëndësishëm si Ever Banega, Kevin Gameiro dhe Krishoviak. Në konferencën e tij për shtyp, Zidan u shpreh i bindur se do të arrijë të triumfojë, ndonëse nuk do ketë ekipin e tij më të fortë.