KRYEFAQJA » LAJME » SOPOTI-DINAMO, SOT, DREJTPËRDREJT NË RRJETIN E RTSH
sopoti-dinamo-sot-drejtperdrejt-ne-rrjetin-e-rtsh

SOPOTI-DINAMO, SOT, DREJTPËRDREJT NË RRJETIN E RTSH

Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë, do të ngrejë sot siparin e javës së saj të 5-të, me takimin midis Sopotit dhe Dinamos. Kjo ndeshje, që luhet në Stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 14:00. Takimi i sotëm, i vlefshëm për grupin B, apo Grupin e Jugut të Kategorisë së Parë, vë përballë librazhdasit, që mbajnë vendin e fundit të renditjes, me vetëm 1 pikë të mbledhur në këto 4 javë, me kryeqytetasit, që kanë grumbulluar 5 pikë. Ndërkohë, të shtunën pasdreke, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë edhe takimin e vlefshëm për grupin A, apo grupin e Veriut, midis Kastriotit dhe Besëlidhjes.