KRYEFAQJA » LAJME » SOT, BESËLIDHJA-TËRBUNI, DREJTPËRDREJT NË RTSH (14:00)
Terbuni - Beselidhja, java 9, drejtperdrejt, rtsh.al, sport, kategoria superiore

SOT, BESËLIDHJA-TËRBUNI, DREJTPËRDREJT NË RTSH (14:00)

Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë, luan sot 3 ndeshjet e fundit të javës së tij të dytë, nga të cilat njëra është në kuadër të grupit A, ndërsa dy të tjerat në kuadër të grupit B. Në kuadër të grupit A, apo grupit të Veriut, zhvillohet sot takimi midis Besëlidhjes dhe Tërbunit. Kjo ndeshje, që luhet në Lezhë, duke nisur nga ora 14:00, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Siç dihet transmetuesi publik ka nënshkruar një kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit për të transmetuar rregullisht çdo fundjavë 2-3 ndeshje të Kategorisë së Parë. Ndërkohë, në kuadër të grupit B, apo grupit të Jugut, duke nisur nga ora 14:00, luhet në Berat derbi midis Tomorit vendas dhe Bylisit, ndërsa duke nisur nga ora 14:30, luhet ndeshja e fundit e kësaj jave, ajo midis Turbinës së Cërrikut dhe Lushnjës. Të shtunën, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar solli për sportdashësit drejtpërdrejt dhe eksluzivisht takimin midis Kamzës dhe Besës, që u fitua nga vendasit me një gol të vetëm.