KRYEFAQJA » LAJME » Sot dhe nesër luhen ndeshjet e javës së 14-të
Sot dhe nesër luhen ndeshjet e javës së 14-të

Sot dhe nesër luhen ndeshjet e javës së 14-të

Sot dhe nesër zhvillohen ndeshjet e javës së 14-të të Kategorisë Superiore. Kjo javë hapet me tre ndeshje. Vllaznia, e cila katër ditë më parë mundi thellë Flamurtarin me rezultatin 4-0, do ta luajë ndeshjen e radhës në Laç (ora 14:00) për të kërkuar një tjetër fitore që mund ta ngrejë më lart në renditje. Flamurtari që ndodhet në një krizë të thellë, pasi ka marrë vetëm një pikë në pesë ndeshjet e fundit, pret kuksianët. Edhe Kukësi nuk është në ditët e veta të mira pasi në pesë ndeshjet e fundit ka marrë vetëm katër pikë. Edhe kjo ndeshje do të luhet në orën 14:00. Partizani kryesues pret vendin e fundit në renditje, Tërbunin në orën 17:00 në Qemal Stafa.

Të mërkurën janë në program për t’u luajtur dy ndeshjet e mbetura të cilat luhen në orën 17:00. Skënderbeu i vendit të dytë pret Bylisin. Skuadra kampione në fuqi vjen në këtë takim pas asaj fitoreje kundër Tiranës 2-1 në Selman Stërmasi me 30 nëntor ndërsa Bylis pas fitores me Laçin. Ndeshja tjetër është ajo mes Teutës dhe Tiranës në Niko Dovana. Kjo është edhe ndeshja më e fortë e kësaj jave. Durrsakët, që janë në në gjendje të mirë, vijnë në këtë takim pasi mori 12 pikë në pesëndeshjet e fundit në kampionat. Tirana do të luftojë me të gjitha forcat për të mos marrë humbjen e dytë radhazi pas asaj humbjeje me Skënderbeun.