KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Sot Dita Ndërkombëtare e Muzeve

Sot Dita Ndërkombëtare e Muzeve

Shqipëria i është bashkuar mbarë komunitetit botëror për të kremtuar 18 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Objektivi i kësaj dite e cila përkujtohet prej afro 40 vjetësh, është të rrisë ndërgjegjësimin se “Muzetë janë një mjet i rëndësishëm i shkëmbimit dhe pasurisë kulturore, bashkëpunimit dhe paqes mes njerëzve”.
Me rastin e Kësaj dite Ministria e Kulturës ka ftuar publikun e gjerë të jetë pjesëmarrës, në një larmi aktivitetesh. Muzetë, parqet arkeologjike dhe drejtoritë rajonale, janë mobilizuar për të ofruar një buqetë të gjerë ngjarjesh për publikun, nga nxënësit e shkollave e deri te qytetarët artdashës.
Ministria veçon ndër të tjera çeljen e ekspozitës “Thesare të fshehura” në Muzeun Ikonografik Onufri, Berat me një cikel ikonash dhe objektesh të shenjta, të paekspozuara më parë.
Ndërkaq në Muzeun e ri Kombëtar Marubi në Shkodër, do të prezantohen për të parën herë, të rreth 100 foto të panjohura të Edith Durham, përzgjedhur nga albanologu Robert Elsie që e ndërtoi këtë koleksion.
Të gjitha vizitat do të jenë falas.